McGregor thumbon Khabib: Koronavirus një sajesë për të evituar

Edhe pse i tërhequr nga sporti, Conor McGregor vazhdon të bëjë lajm me deklaratat e tij, sidomos kur ato prekin kampionin e botës në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov. Kjo tregon se marrëdhënia e irlandezit me rusin vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë që nga sfida mes tyre.
Abubakar Nurmagomedov, kushëriri i Khabib dhe sportist në UFC, ka postuar një foto në “Instagram”, ku thumbon McGregor me një batutë: “Kjo ndodh kur të mbërthen koronavirus dhe ti nuk arrin të marrësh frymë”.
Një koment jo shumë i përshtatshëm, teksa babai i Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, prej dy muajsh po lufton me vdekjen, i prekur pikërisht nga koronavirus. Sëmundje që tashmë i ka prekur zemrën dhe veshkat.
Gjithsesi, replika e irlandezit nuk ka munguar dhe ajo ka qenë e fortë: “Mendoj se sëmundja e Abdulmanap është thjesht një mashtrim, një sajesë për të shtyrë sa më shumë duelet e Khabib dhe ai të mos ngjitet në kafaz. Fat të mbarë, por mos harro – Allahu sheh gjithcka”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




