Me pistoletë lodër i vodhën 2 personave portofolin dhe më pas grabitën një pikë karburanti, arrestohen 3 autorët

Aktualitet | 3 vite më parë

Tre persona, dy prej tyre të mitur, janë arrestuar këtë të hënë (22 prill), të akuzuar për vjedhje. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se në pranga kanë rënë , A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Nën kërcënimin e një pistolete imituese ata i vodhën një shumë parash dy personave, dhe më pas duke u larguar hynë dhe vodhën në një pikë karburanti xhiron ditore.

Policia sekuestroi armën imituese pistoletë me silenciator, shumën e parave dhe aparatin celular, të dyshuar të vjedhura, një thikë dhe automjetin që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme