Më shumë se 19 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës, Rama: Është rritur eksporti bujqësor

Ekonomi | 3 vite më parë

Vijon shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët në të gjithë vendin, në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023. 

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se më shumë se 19 mijë fermerë, deri tani, janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

 “Dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftës falas nisën më 20 Mars dhe përfunduan më 11 prill, teksa vijon procesi i shpërndarjes së kartave për naftës pa taksa për fermerët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme