Me sloganin “Të përbashkuar”, nesër mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë! Zbardhet axhenda

Me sloganin “Të përbashkuar”, Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë të mërkurën (14 qershor) në Gjakovë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Është zbardhur edhe axhenda e mbledhjes, ku kryeministri Edi Rama do të mirëpritet nga homologu Albin Kurti në orën 11:15. Më pas, në orën 11:30 do të hapet sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare është planifikuar të mbahet në orën 12:45, teksa pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, në orën 13:15, Rama dhe Kurti do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kjo është mbledhja e nëntë që zhvillohet mes dy qeverive, ndërsa pritet të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes.
Deri më tani në mbledhjet e përbashkëta janë nënshkruar 41 marrëveshje.

Slogani i takimit të përbashkët të dy qeverive


Axhenda e takimit të dy qeverive
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




