Me sytë nga agroturizmi- Fshati Andon Poçi resurse të shumta, por nuk i shfrytëzon

Sociale | 3 vite më parë

Andon Poçi, një prej fshatrave që gjendet rreth 6 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, këtë vit ka ngjallur interes tek të huajt për t’u vizituar.

Por sipas banoreve në këtë fshat mungojnë bujtina për akomodimin e vizitorëve. Vetë banorët  shprehen se u nevojitet një mbështetje nga instancat përkatëse në mënyrë që  turizmi dhe ekonomia e kësaj zone të zhvillohen njëkohësisht.

“Këtë vit kanë ardhur shumë turistë, por nuk dinin se ku të rrinin ku të flinin”, u shpreh një banor..

 “Është një fshat me kulturë, një fshat që nuk i mungon asgjë. Këtë verë kanë ardhur shumë turistë, por problemi është se nuk kanë ku të rrinë”, tha një tjetër banorë.

Ndërkohë kryeplaku i këtij fshati thotë se mungesa e punësimit ka ndikuar në emigrimin e të rinjve, e vetmja shpresë mbetet zhvillimi i agroturizmit

“Banorë në fshat kanë qenë rreth 750, por tani kanë mbetur rreth 100. Këta që kanë ngelur këtu janë pensionistë dhe merren kryesisht me bujqësi. Turistë vijën në fshat, por duhet të ketë ndonjë investim nga shteti që të hapen bujtina”, tha kryeplaku i fshatit, Perikli Basho.

Fshati Andon Poçi përbëhet kryesisht nga banorë të komuniteti  vllah, të cilët dallojnë për nga zakonet dhe tradita e veçanta. Banorët e këtij fshati sigurojnë jetesën e tyre me anë të bujqësisë dhe blegtorisë.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme