Me xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra, kryeministrja e Finlandës rrëmben vëmendjen e të gjithëve në festival

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, është komentuar së fundmi jo pak për veshjen e saj, pasi mori pjesë në një festival rock në Turku.
Ruisrock është ngjarja e dytë më e vjetër e muzikës rock në Evropë, që daton që nga viti 1970. Marin, 36 vjeç, është kryeministre e Finlandës që nga viti 2019 dhe ishte kryeministrja më e ri në botë kur u zgjodh. Ajo hyri për herë të parë në parlamentin finlandez në vitin 2015 si anëtare e Partisë Socialdemokrate.
Marin u pa duke thyer stereotipet në festival me një xhaketë lëkure dhe pantallona të shkurtra xhins. Fotoja e saj ka tërhequr vëmendjen nga e gjithë bota pasi një postim u bë viral në Twitter duke marrë me mijëra pëlqime e komente.
“Ne kemi kryeministren më të lezetshme!”, “A mund të sundojë përgjithmonë?”, “Ajo është kryeministrja më e mirë në botë”, ishin disa nga komentet./ Indy
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




