Meçollari: Bosnja, e kërcënuar nga lufta. Kosova dhe 33 vende të NATO-s nuk mund të sulmohe

Politikë | 3 vite më parë

Artur Meçollari, ish- komandant i Forcave Detare, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se Bosnja, për momentin, është më e rrezikuara, pasi është në pozita mjaft delikate.

Sipas tij, duhen ndarë rastet kur kërkohet destabilizim apo kur ka agresion.

“Nëse flasim për përdorim të forcave ushtarake ruse kundër 33 vende anëtare të NATOS, Rusia e ka shansin zero. Rusia nuk do që të aktivizohet Neni 5 i Kartës së NATO-s. Rusia mendohet mirë përpara se të hedh hapa të tillë. Në rastin e Kosovës aktivizohet rezoluta 1244 e OKB-së. Në këtë situatë, rrezikon Bosnja dhe Moldavia. Bosnja është pika më delikate në Ballkan. Është më e brishtë se Kosova. Bosnja rrezikon, por ka dhe Serbinë që mund ta ruajë që të mos përfshihet në konflikt. Ka një zinxhir influencash. Retorika e gjeneralëve të NATO-s nuk lidhet me rreziqe të menjëhershme, por japin të kuptojnë se nuk do të jetohet më si 30 vitet e fundit.”, tha Meçollari.

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme