Meçollari: Në Shqipëri vjen personi më i kërkuar në botë për t’u eliminuar

Në emisionin ‘3D të Alban Dudushit’ në RTSH, temë qendrore ka qenë ardhja të mërkurën e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenski në Tiranë. Artur Meçollari, ish- ushtarak i lartë i FA-së, deklaroi se kjo vizitë ka rëndësi të veçantë dhe një sfidë edhe për forcat e sigurisë, sepse vjen personi më i kërkuar në botë për t’u eliminuar
“Kushdo që do të ishte në pushtet do ta shfrytëzonte këtë vizitë për të bërë një figurë sa më të mirë. Do mirë edhe për Shqipërinë, sepse të gjitha mediat ndërkombëtare do të kenë në fokus këtë vizitë. Kjo është një gjë e mirë. Është vlerësim edhe për Shqipërinë sepse për Zelenskin. Nesër (të mërkurën) vjen në Tiranë personi më i kërkuar në botë që duan ta vrasin. Suksesi i masave të sigurisë është sukses edhe i vendit. Zelenski ka filluar një tur në mbarë botën. Kemi ndryshim të klimës diplomatike. Kemi rikthim të vëmendjes te Ukraina.”, tha Meçollari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



