Mediet “masakrojnë” Serbinë, pjesa më e madhe nuk e kanë toleruar humbjen ndaj Shqipërisë

Nata e së shtunës në Leskovac do të kujtohet gjatë si një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e futbollit serb pas humbjes 0-1 nga Shqipëria, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv dhe valë të forta reagimesh nga gazetat më të rëndësishme.
Kurir ka goditur fort humbjen duke e titulluar: “Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eliminon Serbinë nga Kupa e Botës”.
Një tjetër gazetë e rëndësishme si Blic Sport ka vendosur si titull kryesor: “Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac“.
Edhe Alo.rs nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovac” shkruan fillimisht portali i mirënjohur. “Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.
Ndërkohë portali Zhurnal vendos një titull kritik: “Shqipëria feston në Leskovac, Manaj ndëshkon shqiponjat anemike“.
Shqipëria ka arritur të rrëmbejë një fitore të madhe në Leskovac, 1-0 përballë Serbisë me golin e shënuar nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë.
Gazetar: Erkan Çutra
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





