Mejson Grinvudi e mbyll me Junajtid

Mejson Grinvud ka lëshuar një deklaratë, ku ka konfirmuar se ai ka arritur një marrëveshje me Mançester Junajtid që të largohet nga klubi. Grinvudi ka qenë i pezulluar që nga janari i 2022-shit, kur u arrestua, ndërsa në tetor të po atij viti, ai është akuzuar për dhunim, kufizim lirie dhe abortim me forcë, si dhe sulm me pasojë dëmtime trupore.
Sulmuesi i “Djajve të kuq” i ka mohuar të gjitha këto akuza. Në fakt, të gjitha këto akuza kundër tij ranë poshtë në shkurt, për shkak të “heqjes dorë të dëshmitares kyçe nga dëshmia dhe material i ri erdhi në dritë, që do të thotë se nuk kishte më prova reale që ai të gjykohet”, sipas prokurorisë angleze.
Mançester Junajtid dhe Mejson Grinvudi kanë postuar deklaratat e tyre që konfirmojnë që karriera e futbollistit do të jetë larg këtij klubi. “Dëshiroj të filloj duke ju thënë që e kuptoj çdo njeri do të me gjykoj muaj për shkak të asaj çfarë ata kanë parë e dëgjuar në rrjetet sociale dhe e di që njerëzit do ta mendojnë më të keqen”, – thuhet në deklaratën e gjatë të Grinvudit. “Jam i rritur për të ditur që dhuna apo abuzimi në çdo lidhje është i keq, nuk i kam bërë gjërat për të cilat jam akuzuar dhe në shkurt jam liruar nga të gjitha akuzat, – vijonte ai më tej. – Megjithatë, e pranoj që kam bërë gabime në lidhjen time dhe e ndaj përgjegjësinë për këtë situatë që rrodhi në rrjetet sociale. Po mësoj të kuptoj përgjegjësitë e mija për të dhënë shembull të mirë si një profesionist i futbollit dhe jam i fokusuar po ashtu në të qenit baba i përgjegjshëm, si dhe një partner i mirë. Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një bashkëpunimi në mes Manchester United, familjes sime dhe mua. Vendimi më i mirë për ne të gjithë, për muaj është që të vazhdoj karrierën larg “Olld Traford”-it, ku prania ime nuk do ta shpërqendrojë klubin”, – ka përfunduar Mejson Grinvudi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




