“Mekanizmi i Moskës”/ Ambasada Amerikane reagon për raportin e OSBE: Rusia krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Politikë | 5 vite më parë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sot për raportin “Mekanizmi i Moskës” të publikuar ditën e djeshme nga OSBE, i cili flet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryer nga forcat ruse gjatë agresionit në Ukrainë.

Në raport, dokumentohen raste ç’njerëzimi, përdhunimesh, ekzekutimesh, plaçkitjesh dhe dëbimesh të detyruar, të forcave ruse ndaj ukrainasve.

Raporti, nënvizon gjithashtu, se janë gjetur modele të qarta të shkeljes së të drejtave ndërkombëtare humanitare nga forcat ruse në Ukrainë.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Raporti “Mekanizmi i Moskës” nga OSBE i publikuar dje, flet për “raste të qarta shkeljesh të ligjit ndërkombëtar humanitar nga forcat ruse”. Në disa vende, ai detajon rastet në të cilat mund të jenë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. https://bit.ly/3M4B85Q

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme