Meksika paralajmëron SHBA-në lidhur me fluksin e migrantëve

Meksika tha se SHBA-ja duhet të investojnë çdo vit 2 miliardë dollarë në Honduras, El Salvador dhe Guatemala, në të kundërtën fluksi i migrantëve nga këto vende do të bëhet i përhershëm duke shënuar rritje.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard sugjeroi për investime në Honduras, Guatemala dhe El Salvador. Ai shpreson se administrata e Washingtonit do të bëjë përpjekje të përbashkëta.
“Nëse e shikoni rajonin nga kënde të ndryshme, veçanërisht në aspektin demografik dhe ekonomik, është e sigurt që në vitet në vijim fluksi i migrantëve do të rritet dhe do të bëhet i përhershëm”, tha Ebrard duke shtuar se SHBA-ja duhet të investojë çdo vit 2 miliardë dollarë për zhvillimin e këtyre vendeve.
Guatemala dhe El Salvadori janë shtete në kufirin jugor të SHBA-së, vende prej ku më së shumti emigrojnë në SHBA.
Dogana Amerikane dhe Mbrojtja Kufirit (CBP) më 2 prill njoftoi se gjatë muajit mars numri i migrantëve që kanë bërë përpjekje të kalojnë kufirin SHBA-Meksikë ka tejkaluar shifrën 171 mijë dhe se kjo shifër është më e larta që nga viti 2006./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




