Melburn, tifozi goditet nga mbeturinat e makinës së Magnussen

“Unë po e ndiqja Magnussen me sytë e mi, pastaj një mbeturinë fluturoi mbi barriera: shumë njerëz lëvizën dhe unë u godita në krah. Ndihem me fat, mund të kishte ndodhur diçka shumë më serioze. Mbeturinat ishin mjaft të mëdha, pranë meje ishte e fejuara ime, më e shkurtër se unë, prandaj aty ku kisha krahun mund ta kishte marrë në kokë”. Kjo është historia dramatike e Ëill Sëeet, një burri i pranishëm në lëndinën e Melburnit për Çmimin e Madh të Australisë në F1, e treguar në mikrofonat e Fox Sunrise. Një dëshmi absurde, për një takim të çmendur të vendosur jo vetëm për atë që u pa në pistë, me tre flamuj të kuq dhe disa aksidente, por edhe për atë që ndodhi në tribuna dhe në bar.
“Ishte qesharake, sepse pas përplasjes së Magnussen, e dashura ime tha: Nuk ndihem e sigurt duke qëndruar këtu. Ne e bindëm atë të mos lëvizte sepse ishte një vend i bukur për të shijuar garën, por disa xhiro pas kësaj të dy Alpinet u rrëzuan në të njëjtin vend,” shtoi Sëeet. Ky episod shton pushtimin e pistës nga fansat kur makinat ishin ende në lëvizje: me pak fjalë, Grand Prix Australian evidentoi disa mangësi nga ana e organizimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




