Meloni: Populli Palestinez ka të drejtën e një shteti

Botë | 3 vite më parë

“Italia gjithmonë ka përsëritur se populli palestinez ka të drejtën e një shteti. Kjo është një zgjidhje e drejtë dhe e nevojshme, në interes të palestinezëve dhe izraelitëve”. Kështu deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni duke shtuar se duhet një udhërrëfyes serioz për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Më herët edhe BE dhe SHBA-në kanë kritikuar Izraelin për mundësinë e krijimit të shtetit palestinez. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha të martën se Izraeli nuk mund të lejohet të bllokojë krijimin e një shteti palestinez pas luftës në Gaza.

“Një gjë është e qartë. Izraeli nuk mund të ketë të drejtën e vetos për vetëvendosjen e popullit palestinez. Kombet e Bashkuara njohin dhe e kanë njohur shumë herë të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez. Askush nuk mund të vërë veton”, u shpreh Borrell.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme