Menaxhimi i Butrintit, Rama: Ligjin për parkun do e votojmë, s’e mbani dot peng! Opozitës t’i rrojë flamuri me damkën në lule të ballit

Politikë | 4 vite më parë

“Opozita nuk mund të mbajë peng Parkun e Butrintit ashtu si po mban vetëveten”. Këtë tha kryeministri Edi Rama në Kuvend duke iu përgjigjur akuzave të Sali Berishës lidhur me ligjin për menaxhimin e Butrintit.

Rama tha se ligji për menaxhimin e Parkut të Butrintit do të votohet në Kuvend, ndërsa akuzoi PD-në se me Berishën në krye po mban damkën në lule të ballit nga SHBA.

“Kur dilni ju e flisni sesi fondi shqiptaro-amerikan do u grabisë, është për të kërkuar ndjesë. Gjithë këtij plani ju thjesht i merrni të keqen ne do vazhdojmë të bëjmë gjënë e duhur se e fut trashëgiminë tonë kulturor në një zonë tjetër komplet është me shumë rëndësi që AADF merr përsipër të hyjë në këtë punë, siç është me shumë rëndësi. Ju ishit që thonit të bëjmë të njëjtën gjë edhe për stadiumin, juve çuat kombëtaren në emigracion se shkohet stadium për të luajtur kompeticionet ndërkombëtare, ju flisni akoma për zhvillim e korrupsion.  Ju që e keni damkën në lule të ballit nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë dhe damkën e keni bërë flamur. Pasnesër në stadium nesër s’duhet të shkeli po të kem një fije karakter, po ju s’keni. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e Ri kombëtar, siç u bë stadiumi do të bëhet edhe Teatri, dhe të gjithë aleancat që krijoni ju mbajeni me shëndet se nuk i duhet dreqi, dhe rrotullohuni sa të doni dhe t’ju rrojë flamuri me lule të ballit që e keni tani se gjë tjetër nga ky vend nuk keni ca i merrni dhe ca i jepni, ne do të votojmë dhe do i bëjmë gjërat siç i bëjmë dhe ju nuk mund të merrni peng asgjë, koha e peng-marrjes ka marrë fund dhe jeni aty ku e keni merituar, jeni peng i vetëvetes, këtë keni dashur e keni arritur dhe të rroni vetë të gjithë bashkë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe në projektin e fondit shqiptaro-amerikan, ku i tha opozitës që t’i marrin të keqen, për shkak të akuzave që bëri Berisha. Kryeministri shtoi se për parkun e Butrintit rishikimi i kufijve u bë me kërkesë të UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje që ishin ndërtuar në hapësirën e tij, kur PD ka qenë në pushtet.

“Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që thonë Bathore është mrekullia e 8 e botës. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha Rama.

Menaxhimi i Parkut të Butrintit ka nxitur debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, ku opozita akuzon qeverinë se do të lejojë ndërtimin e vilave dhe resorteve, ndërsa mazhorana e cilëson ligjin si një menaxhim më të mirë të parkut për turistët dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme