MEPJ: Lajmet për bllokimin e llogarive bankare, të pavërteta. Janë të pacenueshme në çdo rrethanë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) i ka cilësuar të pavërteta dhe abuzive lajmet e qarkulluara në disa media për “bllokim” të llogarive bankare të Ministrisë dhe përfaqësive diplomatike shqiptare.
MEPJ sqaroi të enjten se në bazë të Konventës së Vjenës, llogaritë bankare të MEPJ-së dhe çdo përfaqësie diplomatike të Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik dhe janë të pacenueshme në çdo rrethanë.
“Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit me jashtë, si në Itali e në çdo shtet tjetër, ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




