Mercedes rinovon për dy vite me Hamilton dhe Russell

Lewis Hamilton dhe George Russell do të jetë dyshja e pilotëve të Mercedes edhe për dy sezonet e radhës (2024 e 2025). Shtëpia automobilistike nga Brackley konfirmoi ditën e sotme se do të tentonte rikthimin tek fitorja me Hamilton dhe Russell.
Me firmën e hedhur shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 largoi të gjitha zërat që flisnin për tërheqjen nga garat. Hamilton do të vazhdojë të jetë pjesë e cirkuiteve deri në moshën 40-vjeçare.
“Çdo ditë ëndërrojmë që të jemi më të mirët dhe mnund të them me plot gojën se në dhjetë vitet e fundit kemi menduar dhe punuar për të arritur majat. Nuk kemi qenë kurrë më të uritur sa ç’jemi tani”, tha Hamilton.
“Kam qenë pjesë e kësaj skuderie që në 2017 kur u bëra pjesë e programit ‘Junior’. Mercedesi është shtëpia ime dhe ndihem krenar për faktin se do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuderie”, tha Russell.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




