Merkatoja e Realit kthehet “galaktike”, Mbappe dhe Haaland në

Spanjë | 3 vite më parë

Kylian Mbappe, Erling Haaland apo të dy bashkë? Pavarësisht sulmit brazilian (Vinicius, Rodrygo dhe së shpejti Endrick) dhe shifrave të frikshme të Jude Bellingham, Reali i Madridit kërkon ti bëjë dhuratë vetes një qendërsulmues të madh këtë verë.

Prioritet mbetet francezi, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në qershor dhe është i lirë që të negociojë me çdo klub që nga 1 janari, ndonëse madrilenët janë pak të zhgënjyer për dështimin e transferimit të Mbappé në vitin 2022.

Reali pret një përgjigje përfundimtare nga sulmuesi francez brenda 15 janarit. Nëse 25-vjeçari nuk pranon, atëherë e gjithë vëmendja e madrilenëve do të fokusohet te Erling Haaland, 23-vjeçari që ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2027.

Por ekziston mundësia që bomberi norvegjez të transferohet në kryeqytetin spanjoll. Sipas “AS”, sulmuesi ka një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet nga City për vetëm 100 milionë euro. Klauzola vlen vetëm për klubet jashtë Anglisë.

Reali mund të vendosë që ti blejë të dy yjet, për ta bërë të paharrueshëm inaugurimin e stadiumit të ri “Bernabeu”, rikonstruksioni i të cilit përfundon sezonin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme