Merkel: Ramazani është muaj për të menduar për ata në nevojë

Botë | 6 vite më parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar besimtarët myslimanë në Muajin e Ramazanit. Ajo ka thënë se Ramazani është muaj  për të menduar për ata në nevoj. “Muaji i agjërimit të Ramazanit është gjithashtu një kohë për ta mbështetur njëri-tjetrin – një kohë për të menduar për ata në nevojë dhe për t’iu kushtuar vëmendje.Për shumë kë dhe veçanërisht për njerëzit e moshuar që vuajnë nga pasojat e pandemisë, është shumë e rëndësishme të gjejnë vëmendjen dhe mbështetjen e të tjerëve”, tha Merkel. “Ju uroj juve dhe familjeve tuaja të gjitha të mirat dhe natyrisht shëndet! Pavarësisht nga rrethanat e pafavorshme, Ramazani mund të jetë një kohë paqësore e soditjes dhe forcimit të ndërsjellë për ju”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme