Merrte makina me qira dhe mashtronte për kthimin e tyre, në pranga 34-vjeçari në Kuçovë

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në Kuçovë, pasi merrte në mënyrë të vazhdueshme automjete me qira ditore, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.

34-vjeçari D.K., i merrte automjetet me qira ditore nga Tirana, Vlora dhe Saranda, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, nisur nga denoncimet e marra nga disa pronarë të subjekteve për dhënien e automjeteve me qira, për një shtetas që nuk kthente automjetet që merrte në këto subjekte, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-D. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme