Mes insekteve dhe detit, plazhi i Divjakës i pa dizinsektuar

Plazhi i Divjakës e nis sezonin zyrtar në fund të muajit qershor. E megjithatë, vija bregdetare ka nisur të frekuentohet nga pushuesit.
Bashkia ka kryer pastrimin e rërës, por për plazhistët, qëndrimi është shqetësues për shkak të insekteve të shumta. Ata thonë se nuk është kryer dezinsektimi dhe nëse qëndron gjatë në një vend, insektet të pickojnë.
Bizneset sezonale ende nuk janë hapur, ndërsa një pjesë e tyre janë duke ndërtuar strukturën prej druri e cila do të ofrojë shërbim vetëm 3 muaj për pushuesit.
Edhe këtë vit në Divjakë, deti është tërhequr duke zgjeruar sipërfaqen e rërës, një fenomen ky jo shqetësues sepse u jep mundësinë pushuesve të lahen në ujërat e cekëta të Adriatikut.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




