Mesdhetarët të kënaqur me Shqipërinë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, dhe i Komitetit Olimpik të Lojërave Mesdhetare kanë dalë në një konferencë për shtyp, kjo në përfundim të mbledhjes së Bordit Ekzekutiv. Për të parin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, e shtuna ka qenë një ditë e shënuar për sportin shqiptar.

“Është një ditë e madhe jo vetëm për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar por për të gjithë sportin në vendin tonë. Bëhet fjalë për një mundësi të artë të kësaj fushe”, tha Fidel Ylli.

Ticiano nga ana e tij e ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e këtij takimi të Mesdheut, ndërsa është i bindur se tanimë do të ecë përpara me hapa të shpejtë.

“Së pari ne jemi të kënaqur që në hapje të takimit tonë erdhi dhe u përshëndetëm nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ne jemi falënderues ndaj Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të gjithë mikëpritjen dhe këtu shpreh dhe bindjen e të gjithë anëtarëve tanë. Sporti dhe një herë jep mesazhet e paqes dhe të bashkimit e këtë e konfirmoi dhe takimi i sotëm”, tha Ticiano.

Në këtë mënyrë, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Lojërave Mesdhetare mbyll mbledhjen njëditore në Tiranë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme