Messi barazon Xavin, Barcelona shkon në -4 nga Atletico

Spanjë | 6 vite më parë

Në ndeshjen që mbyll javën e 27 në La Liga, Barcelona mundi Huesca 4-1, me Messin e zakonshëm si protagonist absolut. Argjentinasi hapi vallëzimin në 13′ me një gol të shkëlqyer, më pas Griezmann e imiton në 36′ me një të majtë ytë pakapshme. Rafa Mir shkurton në fundin e pjesës së parë me një penallti të dyshimtë, por në 8 minuta të pjesës së dytë argjentinasi shërben asistimin për tris nga ana e Mingueza-s dhe më pas mbyll rezultatin në minutën e 90-të. Dy traversa, de Jong dhe Jordi Alba.

Lionel Messi hyn edhe më shumë në historinë e Barcelonës. ‘Pulce’, në ndeshjen e sotme të kampionatit kundër Huesca, arriti 767 paraqitje në fanellën e Blaugrana, duke barazuar një flamur tjetër si Xavi Hernandez. Sulmuesi argjentinas pritet të kalojë ish-shokun e tij të skuadrës në ndeshjen e së dielës kundër Real Sociedad. Klubi katalanas nderoi Messin duke shfaqur një banderolë në Camp Nou që i portretizon të dy të përqafuar me duart lart dhe fjalët ‘Prekja e qiellit’.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme