Messi mund të kthehet te Barcelona, Xavi ka një plan

Messi rikthehet te Barcelona? Ja çfarë mendon për këtë trajneri i blaugrana, Xavi, në një intervistë për Sport. “Nuk kam dyshime se ai do të na jepte një dorë në fushë dhe ia kam thënë tashmë presidentit. Ai është ende një lojtar vendimtar sepse është ende i uritur, është një fitues dhe një lider. Ne ende nuk kemi një Barcelonë të nivelit të asaj të 2010-ës, për shembull, por Messi do të na sillte talent, pasimin e fundit, golat, rrezikun nga goditjet”.
“Mënyra se si duam të luajmë, nuk kam dyshim se do të na jepte shumë. Por varet nga ai”. Në pritje të Messit, Xavi është shumë pranë rinovimit, sërish sipas “Sport”, marrëveshja pritet të jetë e detajuar dhe trajneri duhet të nënshkruajë deri në vitin 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




