Messi-Pedri, Barça përmbys Bilbaon

Marcelino e ka nisur me një humbje aventurën e tij në stolin e Bilbaos, duke u mundur në shtëpi 2-3 përballë Barcelonës, që me këtë fitore është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim.
Skuadrës vendase iu deshën vetëm tre minuta lojë për të kaluar në avantazh me anë të Inaki Ëilliams, assist i Raul Garcia, që ka finalizuar me qetësi në portën e mbrojtur nga Ter Stegen, duke shënuar golin e parë të epokës Marcelino.
Por epërsia e vendasve ka zgjatur vetëm 11 minuta pasi i riu Pedri arriti të vendosë barazpeshën pas një topi të dhënë nga de Jong. Barcelona arriti të sigurojë përmbysjen pas një kombinimi Pedri-Messi, me argjentinasin që ka konkretizuar saktësisht në portën e mbrojtur nga Simon.
Në pjesën e dytë është edhe njëherë Messi që shënon pas topit të dhënë nga Antoine Griezmann dhe një zhvillimi të mirë të aksionit nga Pedri.
Një gol i vonë Iker Muniain i dha Bilbaos një litar shpëtimi, por Barca arriti të mbajë fitoren që e ngriti mbi Real Sociedad dhe Villarreal në tabelën e La Liga dhe në pesë pikë nga Real Madrid dhe shtatë nga Atletico Madrid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




