Messi te Barcelona, zbulimi i Xavi-t: Ja kur do të vendosë

E vetmja siguri është se Leo Messi nuk do të luajë më për Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm, siç zbuloi trajneri parisien Christophe Galtier. Megjithatë, enigmë mbetet e ardhmja e kampionit argjentinas, për të cilën flitet për një rikthim të mundshëm të bujshëm te Barcelona.
“Dyert janë gjithmonë të hapura për të këtu – tha Xavi, i intervistuar nga Mundo Deportivo. Leo do të marrë një vendim javën e ardhshme, por ne duhet ta lëmë atë vetëm për një kohë. Në në fund, ai do të vendosë për të ardhmen e tij dhe dyert janë të hapura këtu. Nëse ai vendos të vijë, e di se do të na ndihmojë, por ne duhet ta lëmë atë në qetësi për një kohë”.
“Ai respekton PSG-në, dëshiron të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne të gjithë duam që Leo të kthehet në Barcelonë. Ai është një lider natyral – përfundoi trajneri i Barcelonës që fitoi Ligën e fundit – ai do t’i përshtatej në mënyrë të përsosur rrethanave”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




