Mësuesit e infermierët/ Kryeministri Rama: Me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur

Kronikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mësuesit dhe infermierët që të mbrojnë pozicionin e tyre me votë që të mos përfundojnë në drejtim të paditur. Në një bisedë gjatë rrugës Leskovik-  Përmet me Milva Ekonomin, e cila e informoi për situatën në qarkun e Durrësit Rama tha se “mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.”.

RAMA: Alo. Milva si je?

EKONOMI: Mirmbrëma si jeni kryeministër,

RAMA: Unë mir jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?

EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe dje isha Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

EKONOMI: Edhe ata e kishin parasysh shumë mirë këtë gjë. Kishin vuajtur gjatë për ta fituar vendin, edhe pse kishin dalë mirë me rezultate.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme