Mësuesit që dalin në pension mund të vazhdojnë punën, shtyhet mosha e pensionit

Mësuesit që plotësojnë moshën për pension pleqërie do të vazhdojnë punën deri në përfundim të periudhës mësimore. Kontrata e re kolektive e nënshkruar se fundmi parashikon ndryshime edhe për mësuesit e cilësuar si invalid pune.
Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë mësuesit që plotësojnë moshën për pension pleqërie, do të jepet mundësia të vazhdojë punën deri në përfundim te periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj.
Ky ndryshim për arsimtaret vjen si pasojë e nënshkrimit së fundmi të kontratës së re kolektive ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe 2 sindikatave të arsimi në vend.
Kontrata e re parashikon ndryshime edhe për mësuesit e cilësuar si invalid pune . Tashmë për ta jo vetëm ngarkesa mësimore, por edhe koha e qëndrimit në punë do të jetë e reduktuar.
Kontrata e re kolektive u shërben jo vetëm mësuesve por edhe nxënësve për rezultate më të mira në mësim nxënie.
Ajo mbështetet në standardet e Bashkimit Evropian dhe është përafruar me kontratat e vendeve anëtarë të BE-së.
Gazetare Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




