Meta: 20 shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka kujtuar të premten 2-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që, sipas tij, rrëzoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra si President.
Sipas Metës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese parandaloi një puç ndaj Kushtetutës.
“Sot (e premte) mbushen 2 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Kuvendit monist për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ky vendim parandaloi në atë kohë një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama me qëllim asgjësimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve të pavarura, me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri”, tha Meta.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, i dhanë të drejtë të gjitha vendimeve dhe qëndrimeve të tij gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës.
“Vendimi tregoi shumë qartë se cili është armiku më i madh i shtetit ligjor, demokracisë, pluralizmit dhe të drejtave të njeriut. 20 shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet!”, u shpreh Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



