Meta kërkoi të divorcohet nga Kryemadhi, publikohet padia e dorëzuar në Gjykatë

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi zyrtarisht divorcin nga  bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndërsa është publikuar edhe padia e dorëzuar prej tij.

Ajo që bie në sy është fakti se në kërkesën për divorc, Meta ka deklaruar si adresë personale atë të Partisë së Lirisë, ndërsa Kryemadhi nga ana tjetër jeton në banesën e tyre familjare në Kodrën e Diellit.

Meta e bëri të ditur ndarjen nga Kryemadhi në një media televizive.

“Zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime tani. Sot (e enjte) kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje. Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë se kur keni kaq shumë tensione dhe probleme me njëri- tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje më të qetë. Unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”, deklaroi Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme