Meta me këshilltarët e PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Çështjet kritike do i nënshtrohen verifikimit dhe llogaridhënies

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar sot (9 qershor) me grupin e këshilltarëve të kësaj partie në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Çështjet kritike me të cilat përballen qytetarët kanë qenë në fokus të takimit. Meta deklaron se keqadministrimi dhe shpërdorimi ekstrem i taksave nga Bashkia, është shkaku i shqetësimit të qytetarëve.
Meta paralajmëron se këto çështje do t’i nënshtrohen llogaridhënies së vazhdueshme dhe verifikimit nga Këshilltarët e Partisë së Lirisë.
“Ishte kënaqësi takimi sot me Grupin e Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
U diskutuan gjerësisht çështjet tepër kritike me të cilat përballen sot qytetarët në Tiranë dhe shqetësimet në rritje të tyre, që lidhen drejtpërsëdrejti me keqadministrimin dhe shpërdorimin ekstrem të taksave të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës.
Këto çështje do t’i nënshtrohen menjëherë llogaridhënies së vazhdueshme dhe verifikimit me shumë përgjegjësi e vendosmëri nga Këshilltarët e Partisë së Lirisë.
Urime dhe suksese drejtuesve të sapozgjedhur të Grupit të Këshilltarëve, Kryetarit Endrit Braimllari, Nënkryetarit Genc Gjokutaj dhe Sekretares Eriona Bixha”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




