Meta për Berishën në arrest shtëpiak: Vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës

Aleati kryesor i kreut të Rithemelimit Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i PL në opozitë, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministri socialist Edi Rama, duke e konsideruar përgjegjës për vendimin të GjKKO për vendosjen e masë së arrestit shtëpiak ndaj kreut të opozitës së djathtë.
Në një reagim me pak rradhë në rrjetin social Faceboook, zoti Meta shkroi se ky “është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës”.
Sipas z. Meta “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



