Meta pret në zyrë ambasadorin e ri të OSBE: OSBE duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.
Teksa vlerësoi rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, zoti Meta theksoi se sipas tij prania e OSBE-së, duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilëm aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit,”shkruan presidenti Ilir Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




