Meta: Prokurorët prodhim i politikës. Nuk ka zar që të zhbëjë Partinë e Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se prokurorët janë prodhim i drejtpërdrejtë i politikës. Reagimi i Metës erdhi pas deklaratave të artikuluara disa ditë më parë nga kreu i SPAK, Altin Dumani se për çështje në hetim nuk ka rëndësi emri.
Meta u shpreh se prokurorët kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me të dhe se ai nuk i frikësohet drejtësisë.
“Kam qenë gjithë jetën në hetim. E di që prokurorë që janë prodhimi më i drejtpërdrejtë i politikës, kanë marrë angazhime personale për tu marrë me Ilir Metën. Unë kam qen, jam dhe do të jem gjithmonë këtu përballë jush. Nuk ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë Partinë e Lirisë, si një parti të të vërtetave të mëdha dhe nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit që për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama përmes shkatërirmit të proceseve kushtetuese të godasë Ilir Metën, i cili mbrojti gjithmonë reformën në drejtësi.
Lidhur me përpjekjet e Edi Ramës për ta kthyer SPAK-un në një komisariat policor anti-opozitë për të shkatërruar pluralizmin politik nuk jemi aspak të shqetësuar”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



