Meta: Rama të tërhiqet nga amnistia fiskale, e urdhëruar nga bota e krimit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga projektligji i amnistisë fiskale. Në një konferencë për mediat Meta tha se sipas tij ku projektligj është projektuar e urdhëruar nga bota e krimit për të përfituar mundësinë që të ardhurat ndër vite të përfituara nga akte të renda korruptive brenda vendit të pushtojnë ekonominë vendase dhe tregun financiar, për të kriminalizuar përfundimisht ekonominë, shoqërinë dhe gjithë institucionet.
Për Metën kjo nismë do të dëmtonte në mënyrë fatale biznesin si edhe do të largonte vendi investitorët e huaj.
“‘Rama të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale. Ligji i amnistisë është urdhëruar që të bëhet nga bota e krimit, për të kriminalizuar ekonominë dhe gjithë institucionet tona. Në këtë mënyrë do të goditej dhe dëmtohej biznesi i ndershëm i cili do të falimenton. Në këtë mënyrë do të largoheshin nga vendi edhe ato investituar të mirë që kanë mbetur. Në këtë mënyrë do të minohet edhe besimi tek shteti. Do minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar. Do minohet procesi i nisjes së negociatave. Qeveria shqiptare ka për detyrë të zhvillojë vendin nëpërmjet punës së ndershme dhe jo të shpallë krimin si motor të zhvillimit të vendit”, tha Meta.
Lidhur me tërheqjen e vendimin për të rritur çmimin e energjisë për abonentët që kalojnë 800 kilovat, Meta e konsideron manovër për të mbuluar vjedhjen e qeverisë dhe për ta kaluar atë në kurriz të qytetareve dhe bizneseve.
“ERE mori vendim siç e çoi qeveria direkt nëpërmjet KESH, dhe ky e zhbëri ERE-n, kjo tregon se shteti i së drejtës ka rënë dhe kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator, gjithmonë provokon qytetarin, taksa paguesit, në rast se ata nuk reagojnë nëse opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie në kurriz të qytetarëve për të mbuluar korrupsionin galopant në këtë sistem. Ai e bën jo 4 fish, 8 fish, 14 fish, siç bën me çmimin e karburanteve këtu ngrihen. Kjo është tërheqje si rezultat e qëndrimeve të qarta dhe të prera të opozitës se e gjitha kjo është një manovër për të mbuluar vjedhjen e qeverisë dhe për ta kaluar atë në kurriz të qytetareve dhe bizneseve. Frikë para zgjedhjeve për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe kaq anti-social dhe anti-njerëzor, por e shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’ua shtuar 5-fish dhe 6 fish“, tha Meta.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për konsumatorët familjarë se fasha 800 kilovat nuk do të hyjë në fuqi në 1 tetor, sikurse ishte paralajmëruar. Rama deklaroi se një rol të rëndësishëm në vendimin e marrë nga qeveria ka luajtur dhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



