Meta shkon në selinë e PD, konfirmon aleancën me Berishën për zgjedhjet vendore 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta për herë të parë ka shkuar në selinë blu ku është takuar me Sali Berishën. Takimi mes tyre ka zgajtur rreth 40 minuta, ndërsa Meta shoqërohej nga deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.
Fokusi i bisedës kanë qenë zgjedhjet vendore 2023 ku opozita kërkon të dalë më një kandidat të përbashkët. Gjithashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për veprim të përbashkët opozitar për të zhvilluar protesta kundër qeverisë.
Meta dhe Berisha konfirmuan bashkëpunimin për zgjedhjet vendore 2023, për iniciativat parlamentare dhe protestat popullore.
“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




