Meta : Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka shprehur sërish shqetësimin e tij për largimin e trurit dhe i rinisë, duke e konsideruar si një plagë e madhe për Shqipërinë. Në një status në Facebook zoti Meta i referohet Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, i cili bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.
“Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.
Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!” shkruan zoti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




