Meta sjell historinë e ish-presidentit boshnjak: E morën peng, por s’u dorëzua. Pse s’dinte ai të hante sufllaqe edhe 5 vjet?!

Politikë | 3 vite më parë

Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përdori edhe momente në historinë botërore, për të dhënë disa mesazhe politike.

Ai përmendi presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1992, Alija Izetbegoviç për të cilin tha se nuk u dorëzua kur e morën peng serbët. Dorëzimi ishte një opsion për Izetbegoviç për të shpëtuar veten, por, siç tha Meta, “ai nuk zgjodhi të hante sufllaqe edhe 5 vjet më shumë”

“Alija Izetbegoviçin e morën peng serbët, edhe me tradhtinë e disa ndërkombëtarëve. I vunë pistoletën te koka i thanë i thuaj zv.presidentit të tërheqë trupat në mënyrë që në të hyjmë në Sarajevë pa luftë, ose ndryshe ta zbrazëm. Foli me zv.presidentin ‘jam peng i tha, vazhdoni luftën!’. Pse nuk dinte ai të dorëzohej, të hante sufllaqe edhe 5 vjet më shumë?! Po pse do linte ai popullin tij të masakrohej?”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme