Meta sulmon ndërkombëtarët: Turp që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK-ut

Edhe pse në një ndeshje futbolli me miqtë në Lezhë, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka shfrytëzuar për të dhënë mesazhet e tij politike.
Meta e ka quajtur të kapur sistemin e drejtësisë, një përpjekje që sipas tij cënon pluralizimin në vend.
“Sado përpjekje të bëjë Rama forma për të shkatërruar pluralizmin politik, kjo është e dështuar”, tha Meta.
Meta e ka konsideruar politike, edhe masën e arrestit të shtëpisë, marrë për ish-Kryeministrin Sali Berisha.
“Dhe turp të kenë të gjithë ata ndërkombëtarë që nuk reagojnë kur Rama urdhëron SPAK-un dhe jep edhe akuzat për Sali Berishën i cili nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni”.
Meta tha se Partia e Lirisë do t‘i shërbejë rivendosjes së pluralizimit dhe se strategjia e saj do të përcaktohet në Konventën e 27 prillit.
Kërkesat e opozitës të parashtruara në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të shqyrtohen në mbledhjen e kryesisë së këtij Këshilli. Ky vendim i mazhorancës së Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit është vlerësuar nga nënkryetari demokrat Dorinan Teliti.
Por kërkesa sipas tij mbetet ende e paplotësuar për sa kohe, ende nuk ka një vendimarrje për kërkesën e parashtruar për ngritjen e një komisioni të brendshëm financiar, një e drejtë që sikundër tha i buron nga rregullorja e brendshme dhe ligji.
Teliti tha se opozita do të vijojë protestën para Bashkisë së Tiranës, pasi Kryebashkiaku Veliaj sipas tij duhet të marrë përgjegjësi për atë që e cilësoi grupi i strukturuar kriminal 5D.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




