Meta uron presidenten e re të Hungarisë, Katalin Novak

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ishte ndër të parët që uroi presidenten e sapo zgjedhur të Hungarisë, Katalin Novak.

Zoti Meta shprehu besimin se në mandatin e saj, Novak do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Ai shprehu mirënjohjen e thellë, për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Hungarisë në procesin jetik euroatlantik të Shqipërisë.

Katalin Novak është presidentja e parë femër e zgjedhur në Hungari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme