Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Kurban Bajrami, falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Sociale | 4 vite më parë

Mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë sot festën e tyre të rëndësishme, Kurban Bajramin. Me mijëra besimtarë falën namazin mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë në orën 06.05.

Gjatë namazit fjalën e mbajti edhe kreu i KMSH, Bujar Spahu i cili kërkoi më shumë bashkim dhe dashuri mes njerëzve si dhe pati edhe një apel për të rinjtë që të mos largohen nga vendi dhe  të projektojnë të ardhmen ne vendin e tyre.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj’, tha kreu i KMSH

Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami janë dy ditët më të rëndësishme për besimtarët myslimanë. “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Radio Televizioni Shqiptar iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Kurban Bajramin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme