Mijëra turistë nga porti i Durrësit/ Kapiteneria shton sportelet, 5 tragete në lundrim

Mesatarisht në ditë mbi 7 mijë emigrantë dhe turistë të huaj, pritet të hyjnë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit përgjatë muajve korrik-gusht.
Kapiteni i portit, Taulant Allka, sqaroi së për shkak të fluksit të lartë të prenotimeve tragetet do të nisin lundrimin “dopio corse”, duke bërë dy udhëtime gjatë ditës.
Për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve Allka tregon së në shërbim të tyre janë hapur 32 sportele për kontrollin e dokumentacionit, 20 prej të cilave vetëm për automjetet.
Nga e enjte deri në të djelën në lundrim do të jenë pese tragete, ditë të cila përkojnë me pikun e fluksit të lëvizjeve, duke sjelle në vendin tonë mbi 7 mijë udhëtare dhe mbi 4 mijë automjete. Ndërsa përgjatë ditëve të tjera tre tragete.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




