Mike Pompeo nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”

Politikë | 5 vite më parë

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vizitoi Tiranën ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, garantimin e stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe themelimin e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Universiteti i Tiranës nderon me titullin e lartë ‘Doctor Honoris Causa’ ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe RSH në fushën e sigurisë, promovimin e vlerave demokratike si dhe në mbrojtjen e lirisë akademike,”- shkruan ministrja e Arsimit Evis Kushi në Facebook.

Ish-sekretarit amerikan i shtetit Pomepo u shpreh i lumtur dhe i nderuar për titullin që iu dha nga Universiteti i Tiranës. Ai këshilloi studentët se si të bëjnë progres duke pasur në folus vetëm një ide, të punojnë fortë.

“Jam vërtet i nderuar që po marr titullin Honoris Causa dhe jam vërtet falenderues. Doja të ndaja me ju 3 ide. Idenë e parë doja ta ndaja me studentët e universitetit, pasi më pëlqen t’i pyes shpesh rreth suksesit , të bërit progres, të qenit ambicioz dhe se si t’i arrijnë gjërat që duan për vete dhe familjen e tyre. Por kam vetëm një ide qëndrore: Punoni fort!”, tha Pompeo.

Më pas ish-sekretari amerikan i Shtetit mori pjesë në konferencën e mbajtur nga ministrja Belinda Balluku e cila nënshkroi memorandum mirëkuptimi me drejtorin e ALBgaz, përfaqësuesin e Overgas dhe Linden energy për projektin e përbashkët të gazit mes shqiptarëve dhe amerikanëve.

Pompeo u takua gjithashtu edhe me Kryeministrin Edi Rama me të cilin biseduan për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon, etj.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit mori pjesë edhe në konferencën e mbajtur për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ku në fjalën e tij vuri theksin te bashkëpunimi politik për luftën ndaj korrupsionit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme