Milatoviç: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi

Rajon | 3 vite më parë

“Njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje e përfunduar dhe se nuk ka kthim pas”, kështu ka deklaruar Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ai përmes një deklarate e shpërndarë për mediat nga zyra e presidentit.

 “Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, janë çështje të përfunduara”,ka theksuar presidenti i Malit të Zi.

Presidenti Milatoviç kujdeset të theksoje në deklaratë se mandatin e tij do t’ia kushtojë hyrjes së vendit në BE dhe se shpreson që të gjitha subjektet politike në vend të tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim.

Që prej anëtarësimit në NATO, vend i vogël i Ballkanit e ka përafruar politiken e jashtme me Bashkimin Europian.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e ish- presidentit Milo Gjukanoviç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme