Milicia irakiane ultimatum SHBA-ve: Largohuni ose do paguani një çmim të shtrenjtë

Milicia irakiane e mbështetur nga Irani i ka lëshuar një ultimatum Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të largohen ose do të paguajnë një çmim mjaft të shtrenjtë.
Ultimatumi vjen një ditë pas sulmit me dron në bazën e Jordanisë, ku humbën jetën 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.
Grupi shiit irakian që mbështetet nga Irani dhe që vepron në Irak e Siri paralajmëroi SHBA-në se do të vazhdojë sulmet nëse ushtarët amerikanë nuk “largohen që prej ditës së sotme”
Grupi, Harakat Al-Nujaba, lëshoi deklaratën një ditë pasi sulmit me dron në postën amerikane në veri të Jordanisë.
Milicia u zotua se prania e SHBA-ve në rajon do të çrrënjoset dhe paralajmëroi se do të paguahjë një “çmim të shtrenjtë për çdo ditë që kalon nëse nuk tërhihqen”
Në deklaratë, grupi u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara se sulmin e fundit ta marrin si leksion dhe të largohen menjëherë.
“Kazermat dhe bazat tuaja e dinë shumë mirë se ne bëjmë atë që themi… [SHBA] duhet të nxjerrin mësime dhe të largohen që sot”, thuhet më tej në deklaratë, transmeton CNN.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme hakmarrëse kundër milicive të mbështetura nga Irani në të kaluarën, duke përfshirë sulme edhe në fillim të këtij muaji në Bagdad që vrau një komandant të lartë të Al-Nujaba.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




