Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, viziton sot Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton vendin tonë. Dendias do të pritet nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa pas takimit dypalësh dy ministrat do të kenë një deklaratë për shtyp.
Kryediplomati grek do të ketë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, teksa bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, situatën në Ukrainë si dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, Dendias do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e pakicës kombëtare greke nga Himara dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



