Ministri i jashtëm kroat: Të realizohet linjë ajrore Shqipëri-Kroaci! Mbrojtja e detit Adriatik, rëndësi strategjike

Politikë | 4 vite më parë

Ministri i jashtëm kroat Gordan Grlik Radman ka vënë theksin te nevoja për realizimin e një linje ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Sipas ministrit Radman, realizimi i një linje ajrore direkte mes dy vendeve do të sillte dy vendet më afër njëra-tjetrës.

“Besojmë se lidhjet më të mira në transport do të rritin bashkëpunimin ekonomik dhe do i bëjnë njerëzit më të afërt me njëri-tjerrin. Nëse do realizojmë një linjë ajrore direkte mes dy vendeve do jetë edhe më mirë.

Kam besim se kjo vizitë do kontribuojë në rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Radman.

Ministri kroat, një rëndësi të veçantë i dha dhe mbrojtjes dhe parandalimit të ndotjes së Adriatikut. Sipas tij, deti Adriatik ka rëndësi të madhe për Kroacinë dhe Shqipërinë dhe mbrojtja e tij është me rëndësi strategjike. Më tej ai u ndal dhe te bashkëpunimi mes dy vendeve, duke thënë se gjatë 2022-shit, shkëmbimet tregtare janë rritur me 56.5 %.

“Bashkëpunimi mes nesh është në trend rritës. Shkëmbimet tregtarë u rriten me 56.5 % gjatë 2022, por mund të arrijmë shumë më tepër nëse forcojmë më tej bashkëpunimin tonë.

Deti Adriatik ka rëndësi mjaft të madhe për dy vendet. Mbrojtja dhe parandalimi i ndotjes së Adriatikut dhe i të gjitha zonave bregdetare, kanë rëndësi strategjike.

Lidhjet më të mira në transport, rrugore, detare, ajrore do të rrisin bashkëpunimin ekonomik”, theksoi Radman.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme