Ministri Mazniku: Qeveria ka bërë rritje të pagave të punonjësve të bashkive

Sociale | 3 vite më parë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, deklaroi të martën se, “qeveria po punon që në gjysmën e dytë të vitit 2024, të rrisë në mënyrë domethënëse pagat e punonjësve të bashkive për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”.

Mazniku theksoi se, në këtë përpjekje edhe bashkitë duhet të bëjnë pjesën e tyre duke siguruar një personel të kualifikuar dhe të trajnuar që ka rezultate në mbledhjen e të ardhurave dhe në trajtimin me dinjitet të qytetarëve tanë.

Ai tha se, në takimin e zhvilluar bashkë me kolegët e Ministrisë së Financave, diskutuam edhe për përmirësimin e ndarjes së transfertave që qeveria u jep pushtetit vendor ku për herë të parë do prezantohet financimi mbi bazën e performancës.

“Bashkitë që kanë rezultate më të mira do të marrin më shumë para”, theksoi Mazniku.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme