Ministri Murati: Kosova me borxhin shtetëror më të ulët në Evropë

Kosova vlerësohet me borxhin shtetëror më të ulët në Evropë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri kosovar i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Sipas tij, ky rezultat është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, gjë ka mundësuar ndryshimin e trendit të borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë.
“Kosova bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëtor në Evropë. Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike.”, – shkruan ministri Murati.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




