Ministri serb: Situata e sigurisë në Kosovë është me rrezik të lartë, Serbia ka përcaktuar vija të kuqe

Kosovë | 3 vite më parë

Ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme. Kjo situatë tensioni, sipas tij, ka ardhur si pasojë e vendimeve të njëanshme dhe të paligjshme nga qeveria e Kosovës.

Ai shprehu shqetësimin mbi situatën në veri, ku theksoi se rreziku atje është ndoshta më i madhi i mundshëm.

“Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë që ndodhi dy ditët e kaluara, veçanërisht të hënën, por gjithçka që ndodhi javë e muaj më parë, për të cilat paralajmëroi Serbia zyrtare, Presidenti i Republikës ka biseduar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe e informoi opinionin në Serbi për skenarin e mundshëm dhe, për fat të keq, ashtu ndodhi”, tha Vuçeviç, raporton Tanjug.

Serbët në veri të Kosovës kanë nisur grumbullimin para komunës në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ndërsa KFOR ka vendosur gardhe me gjemba para objekteve komunale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme